shefi i ushtrise izraelite paralajmeron nje sulm me te thelle ndaj iranit 6a286f130f5d2

Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thellë ndaj Iranit

June 9, 2026
1 minut lexim

Shefi i Shtabit të IDF-së, gjenerallejtënant Eyal Zamir, thotë se përpjekjet e Iranit për “të diktuar ekuacione do të dështojnë” dhe se Izraeli ka planifikuar një “goditje më të madhe dhe më të ashpër” ndaj regjimit.

“Përpjekja iraniane për të diktuar ekuacione dhe për të ndryshuar realitetin do të dështojë. Ne do të vazhdojmë të veprojmë dhe të thellojmë dëmin ndaj organizatës terroriste Hezbollah dhe të mbrojmë komunitetet në veri”, tha ai gjatë një vizite në një stërvitje ushtarake.

“IDF ka ruajtur dhe vazhdon të ruajë gatishmëri të menjëhershme dhe përgatitje për rikthim në luftime në Iran”, pohoi shefi i ushtrisë izraelite, raporton timesofisrael.

Duke iu referuar shkëmbimit të fundit të zjarrit mes Izraelit dhe Iranit, ai shton se “të gjitha sistemet tona mbrojtëse dhe ofensive ishin në gatishmëri dhe të përgatitura. Ne i kemi interceptuar kërcënimet e lëshuara ndaj nesh dhe kemi goditur Iranin shpejt dhe fuqishëm”.

Gjenerali thotë se “goditja që kemi kryer në Iran ishte përgatitje për një goditje shumë më të madhe dhe më të ashpër. Jemi të përgatitur të kthehemi dhe të japim një tjetër goditje të fortë dhe të thellë ndaj Iranit”.

Ndryshe, raportohet se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kishte miratuar një sulm më të thellë ndaj Iranit, por e ka anuluar atë nën presionin e presidentit amerikan, Donald Trump. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

protesta para kryeministrise mecollari porti i durresit krim shteteror rama kercenim per sigurine e aleateve dhe nato s 6a286eaf4b2fd
Lajmi i mëparshëm

Protesta para Kryeministrisë, Meçollari: Porti i Durrësit krim shtetëror, Rama kërcënim për sigurinë e aleatëve dhe NATO-s

londrimi publikon projektin e ri rrembejne vemendjen skenat e aferta me dolcen 6a286fdc68f54
Lajmi i radhës

Londrimi publikon projektin e ri, “rrëmbejnë” vëmendjen skenat e afërta me Dolcen

Të fundit nga

ShkoLartë