Deputeti shqiptar në Bernë të Zvicrës, Korab Rashiti, ka publikuar një reagim në Facebook ku ka komentuar rezultatin e votave preferenciale të votuesve të LDK-së për Vjosa Osmani.
Sipas tij, 73.33% e votuesve të LDK-së nuk i kanë dhënë votë preferenciale Vjosa Osmanit.
Rashiti thekson se, sipas kësaj llogarie, gati tre të katërtat e përkrahësve të LDK-së që kanë votuar kanë zgjedhur t’ua shpërndajnë votat e tyre preferenciale kandidatëve të tjerë të listës, pa e përfshirë atë.
Postim i plotë:
73.33% e votuesve të LDK-së nuk i kanë dhënë votë preferenciale Vjoses Osmani.
Pra, gati tre të katërtat e përkrahësve të LDK-së që kanë hedhur fletëvotimin në kuti, kanë zgjedhur t’ua japin 10 votat e tyre preferenciale kandidatëve të tjerë të listës, pa e përzgjedhur numrin e saj.
Duke e ditur që ajo ka mbajtur post presidencial për 5 vite, me ekspozim të vazhdueshëm mediatik, dhe se e gjithë fushata e LDK-së është rrotulluar rreth saj, ky është një DËSHTIM TOTAL i saj!
“Dështim total” për Vjosa Osmanin, deputeti shqiptar në Zvicër: 73.33% e votuesve të LDK-së nuk e votuan
Burimi: botasot.info


