Prishtina përforcohet edhe me dy lojtarë të tjerë

1 minut lexim

Klubi i futbollit Prishtina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje edhe me dy futbollistë në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi nga Kroacia, Josip Tomaseviq, i ardhur nga Cibalia ka firmosur kontratë me kampionët në fuqi të Kosovës. 

Të martën me Prishtinën ka nënshkruar edhe Gentrit Begolli i ardhur nga Llapi, ka bërë të ditur klubi bardhekaltër.

Në ditët në vijim do të bëhet prezantimi i tyre nga klubi. 

Me Prishtinën në këtë afat kalimtar kanë nënshkruar edhe Bujar Pllana, Agim Zeka, Drilon Cenaj, Sadam Sylley dhe Adonis Aliu.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Futbollist i Juves dhe ish-kapiten i Milanit/ Zbulohet ish i dashuri i Beniadës

Story i radhës

“Jam kundër shkarkimit të Presidentit”, Dashamir Shehi: Krijohet precedent i rrezikshëm

Të fundit nga