Presidenti izraelit: Po pres me padurim të marr letrat kredenciale të ambasadorit turk

Derisa ambasadorja e Tel Avivit mori detyrën e saj në Ankara, presidenti izraelit, Isaac Herzog, ka deklaruar se po pret “me padurim” të marrë letrat kredenciale të ambasadorit turk, transmeton Anadolu Agency (AA).

“I ngjallur nga dëgjimi i HaTikvah-it në Kompleksin Presidencial në Ankara, pasi ambasadorja Irit Lillian sot i dorëzoi kredencialet e saj presidentit Recep Tayyip Erdoğan”, shkroi Herzog në twitter.

“Po pres me padurim së shpejti të pranojë kredencialet e ambasadorit turk. Një hap i madh përpara për marrëdhëniet Izrael-Türkiye”, theksoi presidenti izraelit.

Herzog e shkroi mesazhin e tij në gjuhën hebraike dhe turke.

Diplomatja Ilir Lillian, emërimi i së cilës u njoftua më 19 shtator, në dy vitet e fundit ka shërbyer si e ngarkuar për çështjet e Izraelit në Ankara.

Në muajin gusht, Türkiye dhe Izraeli ranë dakord të rivendosin lidhjet diplomatike dhe të riemërojnë ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm pas një ndërprerje 4-vjeçare.

Në muajin tetor, Türkiye emëroi Şakir Özkan-in ambasador të ri të saj në Tel Aviv.





Story i mëparshëm

Dy gola për tre minuta në ndeshjen mes United e Nottingham

Story i radhës

“Ngacmon” Mbappe

Të fundit nga