Presidenti i Kroacisë: Vazhdojmë ta mbrojmë njohjen universale të Republikës së Kosovës

September 20, 2023
1 minut lexim

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq në sesionin e 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka thënë se Kroacia ështe e shqetësuar me ngjarjet e fundit në marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë.

Ai tha se të dyja vendet duhet të fokusohen në normalizimin e marrëdhënieve derisa shtoi se Kroacia vazhdon ta mbrojë njohjen “universale të Republikës së Kosovës”.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për ngjarjet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dëshirojmë të inkurajojmë masat për de-përshkallëzimin e tensioneve.

Në mënyrë të ngjashme, këto dy vende duhet të fokusohen në normalizimin e marrëdhënieve dhe të përmbushin detyrimet e tyre dhe të fillojnë të zbatojnë atë që u dakordua këtë vit në Bruksel dhe Ohër.

Ne vazhdojmë të mbrojmë njohjen universale të Republikës së Kosovës dhe të drejtën e saj për të ekzistuar si pjesëtar i barabartë i bashkësisë së popujve ”, ka thënë Milanoviq.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ky është efektivi i “Shqiponjave” që u plagos me armë në Tiranë

Story i radhës

Pse limonët janë thelbësorë në rutinën tuaj të bukurisë

Të fundit nga

ShkoLartë