Ky është efektivi i “Shqiponjave” që u plagos me armë në Tiranë

Edlir Alleshi është efektivi i “Shqiponjave” që mbeti i plagosur pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku gjatë ndjekjes personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur efektivi i cili është dërguar në spital për  ndihmë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se efektivi ka marrë një plumb në bark.

Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.

Mësohet se policët e shqiponjave kanë qenë me motor ose siç njihen ndryshe shërbimet “Shigjeta”, në momentin kur kanë tentuar të ndalojnë personin e dyshuar, por që ky i fundit ka qëlluar me armë drejt tyre.

Po kqyren kamerat e zonës. Mësohet se deri më tani është përcaktuar veshja dhe afërsisht mosha e autorit por ende nuk është identifikuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Franca kërkon mbështetje nga BE për heqjen e fluturimeve me kosto të ulët

Story i radhës

Presidenti i Kroacisë: Vazhdojmë ta mbrojmë njohjen universale të Republikës së Kosovës

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez