Franca do të kërkojë mbështetje nga vendet e tjera të BE-së për një çmim minimal për fluturimet në përpjekje për të ulur emetimet e karbonit në sektorin e aviacionit.
Vendi po synon të “hapë debatin mbi çmimin e drejtë social dhe mjedisor të një bilete fluturimi”, sipas ministrit të Transportit Clément Beaune.
“Unë mendoj se është një diskutim që duhet të kemi në nivel të BE-së”, tha ai.
Në fillim të këtij viti, Beaune propozoi për herë të parë idenë për të hequr qafe tarifat super të lira.
Ai tha se dëshiron të “luftojë kundër dampingut social dhe mjedisor” dhe se “biletat e avionit 10 euro nuk janë më të mundshme”, duke iu referuar tarifave të linjave ajrore me kosto të ulët.
Beaune shtoi se një çmim shumë i ulët i biletave “nuk pasqyron çmimin për planetin”.
Burimi: GAZETA.MK