Presidenti Erdoğan rriti numrin e votave në të gjitha provincat e prekura nga tërmeti

May 30, 2023
min lexim

 Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Türkiye, kandidati i Aleancës Popullore, presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka rritur numrin e votave në 11 provinca të zonës së tërmetit ndërsa Kemal Kılıçdaroğlu, kandidati i Aleancës Kombëtare ka shtuar votat në 8 provinca, shkruan Anadolu.

Anadolu përpiloi të dhënat e YSK-së (Komisioni i Zgjedhjeve) në lidhje me votimin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 14 majit në 11 provincat e prekura nga tërmetet në Kahramanmaraş dhe rezultatet jozyrtare të raundit të dytë.

Sipas kësaj, Erdoğan rriti numrin e votave prej 2 deri në 4 për qind në krahasim me raundin e parë në qytetet të cilat u goditën nga tërmeti si Kahramanmaraş, Hatay, Adiyaman, Osmaniye, Gaziantep, Adana, Kilis, Malatya, Diyarbakır, Şanlıurfa dhe Elazığ.

Përqindja e votave të Erdoğan-it u rrit më së shumti në qytetin Kilis me 4,44 për qind. Erdoğan, i cili mori 65,55 për qind të votave në raundin e parë aty, e rriti përqindjen në 69,99 në raundin e dytë.

Presidenti Erdoğan, i cili mori 71,88 për qind të votave në raundin e parë në Kahramanmaraş dhe 62,31 për qind në Osmaniye, në raundin e dytë i rriti votat me 3,89 për qind në këto dy provinca. Në raundin e dytë, 75,77 për qind të votave në Kahramanmaraş, dhe 66,20 për qind në Osmaniye ishin për Erdoğan-in. Sipas këtyre shifrave, Erdoğan në provincat në zonën e tërmetit numrin më të madh të votave e ka marrë nga Kahramanmaraşi.

Në Elazığ, Erdoğan rriti numrin e votave me 3,1 për qind prej 67,17 për qind, të cilën e mori në raundin e parë, në 70,27 për qind. Pas Elazığ-ut, provincat me rritjen më të madhe të votave ishin Gaziantep me 2,98 për qind, Şanlıurfa me 2,86, Adıyaman me 2,74, Malatya me 2,57, Hatay me 2,1 dhe Diyarbakır me 1,91 për qind.

Erdoğan në raundin e dytë ishte para Kılıçdaroğlu-ut në Hatay

Kılıçdaroğlu, i cili ishte para Erdoğan-it në raundin e parë të zgjedhjeve në Hatay, një nga provincat më të prekura nga tërmeti me qendër Kahramanmaraş, mbeti pas Erdoğan-it në raundin e dytë, pavarësisht rritjes së përqindjes së votave të tij.

Erdoğan, i cili mori 48,03 për qind të votave në raundin e parë në Hatay, e rriti përqindjen e votave në 50,13 për qind në raundin e dytë dhe Kılıçdaroğlu e rriti normën e votave nga 48,08 për qind në 49,87 për qind. Me këtë rezultat në Hatay, Erdoğan kaloi përpara Kılıçdaroğlu-t në raundin e dytë.

Rritja dhe ulja e përqindjes së votave të Kılıçdaroğlu-ut sipas provincave

Kandidati për president i Aleancës Kombëtare, Kemal Kılıçdaroğlu rriti numrin e votave në 8 nga 11 provincat në krahasim me raundin e parë. Provinca me rritjen më të lartë ishte Adana me një diferencë prej 3,17 për qind. Përqindja e votave të Kılıçdaroğlu-s në Adana, e cila ishte 50,88 për qind në raundin e parë, u rrit në 54,05 për qind në raundin e dytë.

Adana u pasua nga Osmaniye me 3,06 për qind, Kilis me 2,99 për qind, Gaziantep me 2,61, Kahramanmaraş me 2,03, Hatay me 1,79, Elazığ me 1,49 dhe Malatya me 0,94 për qind.

Në provincat Adiyaman, Diyarbakır dhe Şanlıurfa u ul përqindja e votave të Kılıçdaroğlu-t. Norma e votave të Kılıçdaroğlu-t në Adiyaman, e cila ishte 31,24 për qind në raundin e parë, u ul në 31,06 për qind në raundin e dytë, në Diyarbakır nga 71,95 për qind u ul në 71,61 për qind në raundin e dytë dhe në Şanlıurfa nga 36,08 për qind u ul në 35.14 për qind në raundin e dytë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dua Lipa me foto të nxehtë nga shtrati, kap gjoksin me dorë

Story i radhës

Milan vazhdon të “peshkojë” lojtarë

Të fundit nga

ShkoLartë