Prapaskenat e bisedimeve Rusi-Ukrainë/ Ky është plani cinik i Putinit – ja çfarë fshihet pas armëpushimit rus

March 10, 2022
1 minut lexim

Më e mira që mund të thuhet për bisedimet Ukrainë-Rusi është se ato po ndodhin.

Është më mirë që ministrat e jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë të takohen sesa të mos takohen. Ky është takimi diplomatik i nivelit më të lartë deri më tani.

Mirëpo shpresat nuk janë të mëdha. Çfarë lloj shteti dërgon ministrin e tij të jashtëm për të diskutuar për paqe derisa bombardon spitalet, varros fëmijë dhe gra?

Rusia duket se po zbaton strategjinë cinike që përdori në Siri.

Për të zbrazur një zonë nga civilët, mënyra më e shpejtë është të bombardoni vendet e saj më të sigurta. Spitalet e saj. Nëse spitali juaj lokal do të bombardohej, a do të qëndronit aty?

Në Siri, taktika zbrazi zonat e Aleppos nga civilët duke u dhënë aleatëve të saj në terren liri shumë më të madhe për të lëvizur dhe për të kërkuar zonën.

Në Ukrainë, civilët kanë përshëndetur trupat dhe forca të blinduara ruse me shfaqje të guximshme të fuqisë popullore. Protestat e tyre kanë ngadalësuar përparimin rus. Nxitje edhe më e madhe për t’i tmerruar dhe për t’i detyruar të largohen.

Por civilët kanë nevojë për korridore për të ikur dhe armëpushim për t’u ndjerë të sigurt për të lëvizur.

Një nga qëllimet e këtyre bisedimeve në Turqi është krijimi i një armëpushimi – por për rusët dhe aleatët e tyre iranianë dhe sirianë në Siri, armëpushimet ishin një mjet lufte, një mënyrë për të përshpejtuar zhvendosjen e civilëve.

Frika është se mund të jetë duke bërë të njëjtën gjë në Ukrainë.

Përkthyer nga “BOTA SOT”

*Dominic Waghorn, redaktor i çështjeve ndërkombëtare, në Antalia, Turqi

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qëndrimi ‘neutral’ para botës, përballë besnikërisë ndaj Rusisë/ Ja se si media shtetërore kineze po ndihmon në përhapjen e dezinformatave të luftës në Ukrainë

Story i radhës

Protestuan për rritjen e çmimeve, policia arreston 16 persona

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë