Prag lufte, ky shtet evakuon familjarët e stafit të ambasadës në Ukrainë

February 11, 2022
1 minut lexim

Izraeli njoftoi të premten se ka nisur evakuimin e familjarëve të stafit të ambasadës në Kiev.

Evakuimi tha se po bëhet për shkak të “përkeqësimit të situatës”, që duket se është referencë për krizën midis Ukrainës dhe Rusisë.

Ministria e Jashtme izraelite po ashtu u bëri thirrje izraelitëve që të shmangin udhëtimin për në Ukrainë, ndërkaq shtetasit që ndodhen në këtë shtet, “të shmangin zonat e tensionit”.

Ky njoftim i Izraelit vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje shtetasve amerikanë që janë në Ukrainë, të largohen menjëherë nga shteti, pas rritjes së kërcënimeve për veprime të ushtrisë ruse.

Rusia ka vendosur mbi 100,000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën. Perëndimi thotë se Moska mund të jetë duke u përgatitur për një pushtim të mundshëm të Ukrainës, por pala ruse mohon se ka plane të tilla.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Susaj: Ligësi, hajdutëri dhe pabesi ndaj bujqësisë dhe prodhimit bujqësor Shqipëria, është i vetmi vend në Europë me mbi 60 mijë hektarë të tokës bujqësore të lëna djerr

Story i radhës

Kur të shihni buqetën e Lori Hoxhës nuk do ju hyjnë kurrë në sy tufa të tjera lulesh

Të fundit nga

ShkoLartë