Policia arreston hakerin që ia vodhi 35000 euro Neymarit

February 10, 2022
1 minut lexim

Një i dyshuar është arrestuar me dyshimin se ka hakuar disa herë llogarinë e sulmuesit brazilian, Neymar dhe ka arritur që t’i vjedh para atij

Policia Braziliane ka arrestuar sot një haker me dëshimin se ka hyrë ilegalisht në llogarinë bankare të Neymar dhe ka vjedhur më shumë se 35 000 euro nga super ylli i Paris Saint-Germain.

Djaloshi 20 vjeçar është shoqëruar në mbajtje të mërkurën “për mashtrim të klientëve të bankave”, sipas një deklarate të policisë, të cilët kanë konfirmuar që llogaria për të cilën bëhet fjalë i takon Neymarit.

I dyshuari punon për një bankë që nuk i është dhënë emri kur braziliani dhe babai i tij, Neymar Santos Sr, i cili është edhe menaxher i biznesit të djalit të tij, i mban llogaritë dhe nuk ishte në gjendje që të kishte akçes në pasvorde në një bankomat simotër të bankës.

Zyrtari policor, përgjegjës për këtë rast, ka thënë se Neymar ishte viktimë e vjedhjes në një intervistë për emisionin televiziv, Brasil Urgente para se të shpjegon se si është kryer ky krim.

“Çfarë bëri ky djalë?”, tha Fabio Pinheiro Lopes.

“Aimori pasvordin e kolegut të tij të zyrës dhe filloi të vjedh shuma të vogla parash nga njerëz që kanë të ardhura të mëdha”.

“Këta njerëz nuk i vunë re fillimisht. Ai bëri një transferim prej 10000 real (1912 dollar), pastaj edhe 10000 tjera, pastaj 20000, pastaj 50000, në total 200 000”.

Lopes tha se babai i Neymar më shumë gjasë ishte i pari që e vuri re dhe e raportoi vjedhjen, duke pasur parasysh se ai menaxhon me pagat edhe të djalit të tij.

Polici po ashtu ka konfirmuar që fondet e vjedhura do t’i kthehen Neymarit. “Kur ato zbulohen, ata telefonojnë bankën. Banka e rimburson viktimën dhe heton se kush është pas vjedhjes”, tha ai.

Zyra për media e Neymar është kontaktuar nga Reuters në lidhje me rastin, por ata ende nuk janë përgjigjur publikisht për këtë gjë.

30 vjeçari për momentin është jashtë fushave shkaku i një lëndimi në PSG, por mund të jetë gati për skuadrën e Mauricio Pochettinos kur ata të përballen me Real Madridin javën tjetër në Ligën e Kampionëve..

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbuloni se çfarë është kënaqësia: Nëse jeni shumë të lodhur për seks, pozicioni i “malit magjik” është ideal për ju

Story i radhës

Shtohet rreziku për luftë/ SHBA del me thirrjen urgjente për amerikanët në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë