Shtohet rreziku për luftë/ SHBA del me thirrjen urgjente për amerikanët në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje amerikanëve në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi për shkak të “shtimit të rrezikut për veprime ushtarake ruse” kundër Ukrainës.

“Mos shkoni në Ukrainë për shkak të rritjes të rrezikut për veprime ushtarake ruse dhe COVID-19; ata që ndodhen në Ukrainë duhet të largohen menjëherë,” paralajmëron Departamenti i Shtetit në udhëzimin për udhëtimet në Ukrainë.

Rusia mohon të jetë duke planifikuar një sulm ndaj Ukrainës.

Por, ajo ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa në kufirin e saj me vendin fqinj./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Policia arreston hakerin që ia vodhi 35000 euro Neymarit

Story i radhës

Futen në “Big Brother VIP” Ermal Mamaqi, Agron Llakaj, Xhemi Shehu

Të fundit nga