Plas dhuna edhe te Kryeministria

May 24, 2022
1 minut lexim

Rrugët e kryeqytetit shqiptar janë kthyer në arena të mirëfillta dhune pasi në vende të ndryshme  ka përplasje të tifozëve mes tyre apo me forcat e rendit publik në Tiranë.

Një grup tifozësh të Romës, të cilët po shoqëroheshin nga policia, kanë sulmuar edhe godinën e Kryeministrisë duke u munduar të shkatërronin disa tabela dhe duke reaguar në mënyrë agresive ndaj efektivëve që u kërkonin të ndalonin vërshimin e tyre drejt grupimeve të tifozerisë holandeze për përplasje.

Mësohet se dy efektivë të forcave të rendit janë plagosur dhe menjëherë kanë shkuar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.

Policia mori pas disa minutash situatën në kontroll, duke rrethuar zonën dhe larguar tifozët italianë, të cilët me shkopinj dhe sende të forta u kthyen në rrezik edhe për kalimtarët.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Moti nesër i ngrohtë por pasdite me reshje shiu dhe erë të fortë

Story i radhës

“Më ndezi shumë!”/ Një 35 vjeçar ‘çmendet’ pas motrës së gruas së tij – dëshiron të…!

Të fundit nga

ShkoLartë