planifikoi sulm terrorist ne koncertin e taylor swift 21 vjecari austriak denohet me 15 vite burg 6a192a7c1d19a

Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift, 21-vjeçari austriak dënohet me 15 vite burg

May 29, 2026
1 minut lexim

Një 21-vjeçar austriak, i identifikuar vetëm si Beran A, është dënuar me 15 vite burg për planifikim të një sulmi xhihadist ndaj koncertit të Taylor Swift në Vjenë gjatë turneut “Eras” në gusht 2024.

Sipas BBC, Beran A kishte pranuar gjithashtu akte të tjera të lidhura me terrorizmin, përfshirë një sulm në Mekë.

Ai u arrestua pas një informacioni nga CIA, pak para se të zhvillohej koncerti i parë në stadiumin Ernst Happl, që ishte shitur i tëri. Të tre koncertet në Austri u anuluan, duke zhgënjyer rreth 200 mijë fansa dhe vetë këngëtaren.

Prokurorët deklaruan se Beran A ishte radikalizuar dhe kishte betuar besnikëri ndaj Shtetit Islamik (IS). Sipas tyre, ai tentoi të blinte ilegalisht armë, përfshirë një mitraloz dhe një granatë dore, por pa arritur.

Psikiatri i gjykatës, Peter Hoffmann, njoftoi se Beran A nuk kishte shenja të sëmundjes mendore dhe se nuk kishte “asnjë shpjegim psikiatrik” për radikalizimin e tij.

Një tjetër 21-vjeçar, Arda K nga Sllovakia, po ashtu u gjykua për pjesëmarrje në një celulë të IS, por ai nuk ishte i përfshirë në planin ndaj koncertit të Taylor Swift.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shba dhe irani ende pa marreveshje finale jd vance jemi shume prane 6a1929eb66942
Lajmi i mëparshëm

SHBA dhe Irani ende pa marrëveshje finale, JD Vance: Jemi shumë pranë

administrata trump padit 4 shtete per refuzimin e targave sekrete per agjentet e 6a194072b1ccf
Lajmi i radhës

Administrata Trump padit 4 shtete për refuzimin e targave sekrete për agjentët e…

Të fundit nga

ShkoLartë