administrata trump padit 4 shtete per refuzimin e targave sekrete per agjentet e 6a194072b1ccf

Administrata Trump padit 4 shtete për refuzimin e targave sekrete për agjentët e…

May 29, 2026
1 minut lexim

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka ngritur padi ndaj katër shteteve me prirje demokrate, pasi ato refuzuan të lëshojnë targa konfidenciale për automjetet që përdoren nga agjentët federalë të emigracionit.



Sipas Al Jazeera, Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi padinë në faqen zyrtare, duke akuzuar shtetet Maine, Massachusetts, Oregon dhe Uashington për moszbatim të kërkesave të qeverisë federale.

Administrata Trump argumenton se targat e fshehta janë të nevojshme për sigurinë dhe efektivitetin operacional të agjentëve të Imigracionit dhe Doganave (ICE), të cilët, sipas autoriteteve, janë përballur me kërcënime dhe ngacmime të vazhdueshme.

Nga ana tjetër, zyrtarët e shteteve të paditura kundërshtojnë përdorimin e targave sekrete, duke argumentuar se agjentët e ICE-së nuk duhet të operojnë pa transparencë dhe mbikëqyrje të duhur.

Përplasja vjen në një kohë kur administrata Trump po zbaton një fushatë të gjerë deportimesh, e kritikuar nga organizatat për të drejtat e njeriut për përdorim të tepruar force, arrestime të paligjshme dhe shkelje të procedurave ligjore.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

planifikoi sulm terrorist ne koncertin e taylor swift 21 vjecari austriak denohet me 15 vite burg 6a192a7c1d19a
Lajmi i mëparshëm

Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift, 21-vjeçari austriak dënohet me 15 vite burg

kush e kontrollon perdorimin e parase publike ne kohe zgjedhjesh 6a194520e68f5
Lajmi i radhës

Kush e kontrollon përdorimin e parasë publike në kohë zgjedhjesh?

Të fundit nga

ShkoLartë