Shtetet e Bashkuara dhe Irani ende duhet të zgjidhin disa pika kyçe para se të arrihet një marrëveshje për luftën, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance.
I pyetur nga BBC nëse presidenti Donald Trump është pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje, Vance tha se është ende herët për të thënë “kur ose nëse” palët do të finalizojnë një dakordësi.
Sipas raportimeve, marrëveshja parashikon zgjatjen e armëpushimit për 60 ditë dhe nisjen e bisedimeve për të ardhmen e programit bërthamor të Iranit.
Më herët gjatë së enjtes, zyrtarë amerikanë i thanë BBC-së se dy vendet kishin rënë dakord për një kornizë marrëveshjeje, e cila pritet të miratohet nga presidenti Trump dhe udhëheqja iraniane.
Megjithatë, agjencia gjysmëzyrtare iraniane “Tasnim” raportoi se marrëveshja ende nuk është finalizuar apo konfirmuar zyrtarisht.
Duke folur të enjten në mbrëmje, Vance u shpreh se negociatorët po diskutojnë ende për disa çështje të formulimit, përfshirë edhe “çështjen e pasurimit”.
“Ende nuk kemi arritur aty, por jemi shumë pranë dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë”, tha ai para gazetarëve.
Burimi: botasot.info


