Petkov shprehet optimist për gjetjen e zgjidhjes me Maqedoninë e Veriut

Kryeministri bullgar Kirill Petkov është optimist për gjetjen e një zgjidhje për problemin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Petkov, i cili merr pjesë në takimin e kryetarëve të qeverive të vendeve të NATO-s nga Evropa Juglindore, që po mbahet sot në Sofje të Bullgarisë, u shpreh se me kryeministrin Dimitar Kovaçevski po punojnë të fokusuar në plotësimin e standardeve që i kanë caktuar dhe shpreson se për shpejtë kohë do të ketë rezultate.

“Maqedonia e Veriut bënë pjesë në familjen e BE-së dhe Qeveria jonë, dëshiron të arrijë ky proces sa më shpejtë. Shpresoj që do ta bëjmë këtë sa më shpejtë. Raporti jonë është përmirësuar shumë në 3 muajt e fundit, kemi folur shumë, jemi koordinuar dhe kemi një qëllim të përbashkët. Krizën që e kemi për shkak të luftës në Ukrainë, tregoi se Ballkani Perëndimor duhet të jetë sa më shumë që është e mundur stabil, dhe një pjesë e madhe e këtij stabiliteti është pikërisht aderimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Shpresoj se në disa javët e ardhëshme do të shpejtojmë, kemi edhe lajme të mira nga takimet mes ministrive dhe komisioneve historike”, ka deklaruar Kirill Petkov, kryeministër bullgar. /SHENJA/

 

 

Story i mëparshëm

Takim Besimi-Ludva: Perspektiva drejt BE-së nuk ka alternativë, kjo u tregua edhe në kohë krize

Story i radhës

Snajperistja serbe që kishte vizituar Kosovën kapet në Ukrainë

Të fundit nga