Snajperistja serbe që kishte vizituar Kosovën kapet në Ukrainë

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë kapur një snajperiste serbe e cila bënte pjesë në forcat pro-ruse që pushtuan Donbasin.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës kapën snajperisten më të famshme Bagira. Sipas njërit prej vullnetarëve, Bagira ka pasur 40 snajperë”, shkruan ushtria ukrainase.

“Të gjithë ata që vrasin civilë në tokën tonë do të përballen me hakmarrje”, shkruan tutje ushtria.

Ndryshe, në Ukrainë është publikuar lista e të gjithë luftëtarëve serbë në fushën e tyre të betejës.

Në mesin e vullnetarëve serbë që luftojnë në anën e forcave proruse, kumbon veçanërisht emri i kohës së luftës, Bagira, një grua snajperiste, e cila dikur ishte ndoshta luftëtarja e huaj më e famshme në Donbas.

Mediat ukrainase kanë shkruar disa herë për të, por identiteti i saj, detaje nga jeta dhe mënyra e rekrutimit të saj kanë mbetur të fshehura deri më tani.

Ajo shkonte shpesh në Beograd, edhe pse askush nuk e dinte pse. Mësohet se ajo po e vizitonte një shoqe të saj në Serbi.

Vizitat e saj në Kosovë ishin po ashtu të shpeshta, shkruan Dnevnik, një gazetë kroate.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Petkov shprehet optimist për gjetjen e zgjidhjes me Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

Paralajmërimi i Zelenskit për pozicionin francez në Ukrainë!

Të fundit nga