Pesë shqiptarë u paraqitën për Maqedoninë e Veriut U-21, e cila pësoi humbje në Beograd (stadiumi i Vazhdovcit) me rezultat 2:1 nga Serbia U-21.
Futbollistët shqiptarë, Sefer Emini (u zëvendësua në minutën e 77-të), Adrian Hajdari, Besar Iseni, Blerton Sheji (66’) e Arbi Vosha (81’), u paraqitën standardë.
Iseni në minutën e 67-të u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Dimovski shënoi (83′) për Maqedoninë e Veriut U-21 dhe Pantoviq (9′) e Joviq )82′) për Serbisë U-21.
Pas xhiros së shtatë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U-21, Maqedonia renditet në vend të katërt me 6 pikë e Serbia është në të tretin me 8 sosh në Grupin H.