perla e dibres zgjohet ne pranvere rama publikon pamje nga bjeshket e grames 69fe02b0b7cf2

“Perla e Dibrës” zgjohet në pranverë, Rama publikon pamje nga Bjeshkët e Gramës

May 8, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Bjeshkët e Gramës në Dibër, ku natyra zgjohet mes gjelbërimit dhe qetësisë së maleve.

Grama është cilësuar perla e Dibrës, e pasur me bjeshkë të sheshta, liqenin e bukur dhe gjelbërim të pafundmë. Me t’u ngjitur në Bjeshkët e Gramës, syri sheh vetëm gjelbërim pafund, burime të shumta uji të kristaltë dhe shumë të ftohtë.

Në Gramë ka një sërë monumentesh natyrore, ndaj edhe është ndër vendet më të lakmuara nga vizitorët vendas dhe turistët e huaj.

Grama shtrihet në verilindje të Peshkopisë, rreth 12 km larg qytetit dhe shkon deri në 2400 metra mbi nivelin e detit.

Ajo është pjesa më e bukur e parkut kombëtar Korab-Koritnik. Ngjitja për në bjeshkë është shumë e bukur, të jep ndjesinë e një ballkoni, pasi prej aty mund të shikosh gjithë fushën e Dibrës, qytetin e Peshkopisë dhe plot bukuri që aty natyra i ka vizatuar me shumicë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

3 probleme me pak apo 100 mije vota me pak perplasen ne listen
Lajmi i mëparshëm

“3 probleme më pak, apo 100 mijë vota më pak”, përplasen në Listën Guxo

rubio presim pergjigjen e iranit per marreveshjen 69fe030263f94
Lajmi i radhës

Rubio: Presim përgjigjen e Iranit për marrëveshjen

Të fundit nga

ShkoLartë