3 probleme me pak apo 100 mije vota me pak perplasen ne listen

“3 probleme më pak, apo 100 mijë vota më pak”, përplasen në Listën Guxo

May 8, 2026
1 minut lexim

Sekretarja e Partisë “Guxo”, Triera Kasumi-Berisha, ka reaguar pas largimeve nga partia, duke i krahasuar me një skenar të ngjashëm që sipas saj kishte ndodhur në Lëvizjen Vetëvendosje në vitin 2018.

Ajo ka përmendur largimin e Haxhi Avdylit, Jeta Statovcit dhe Albena Reshitajt, të cilët i janë bashkuar listës së Vjosa Osmani për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kasumi-Berisha ka thënë se këto largime ishin të pritshme dhe ka ironizuar duke thënë se për “Guxo” janë “vetëm tre probleme më pak”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-deputetit Avdyli.

“Jo, 3 probleme më pak por 100 mijë e 786 vota më pak.

Përndryshe, më 28 dhjetor, Jeta Statovci pati 37 mijë e 916 vota, Haxhi Avdyli 33 mijë e 562 vota dhe Albena Reshitaj me 29 mijë e 308 vota. Shihemi më 7 qershor…”, ka shkruar Avdyli.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

okb jep alarmin njerezimit i kanoset nje pandemi dixhitale 69fe016c7aae3
Lajmi i mëparshëm

OKB jep alarmin: Njerëzimit i kanoset një “pandemi dixhitale”

perla e dibres zgjohet ne pranvere rama publikon pamje nga bjeshket e grames 69fe02b0b7cf2
Lajmi i radhës

“Perla e Dibrës” zgjohet në pranverë, Rama publikon pamje nga Bjeshkët e Gramës

Të fundit nga

ShkoLartë