rubio presim pergjigjen e iranit per marreveshjen 69fe030263f94

Rubio: Presim përgjigjen e Iranit për marrëveshjen

May 8, 2026
1 minut lexim

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Uashingtoni pret sot përgjigjen e Iranit ndaj propozimit amerikan për një marrëveshje që synon t’i japë fund konfliktit.

Duke folur para gazetarëve gjatë një vizite në Rome, Rubio tha se shpreson që ”oferta iraniane të jetë serioze dhe të hapë rrugën për negociata të mirëfillta”.

“Presim një përgjigje prej tyre sot në një moment të caktuar… Shpresoj të jetë një ofertë serioze”, tha Rubio.

“Synimi është që palët të hyjnë në një proces të rëndësishëm negociatash për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës”, shtoi ai.

Kryediplomati amerikan kritikoi gjithashtu përpjekjet e Iranit për të kontrolluar Ngushticën e  Hormuzit, pas raportimeve se Teherani ka ngritur një autoritet të posaçëm për të miratuar kalimin e anijeve në këtë korridor jetik detar.

Rubio e quajti të papranueshme çdo përpjekje për të normalizuar kontrollin iranian mbi një rrugë ndërkombëtare ujore.

Pas nisjes së luftës me sulmet amerikano-izraelite më 28 shkurt, Irani mbylli pjesërisht Ngushticën e Hormuzit, ndërsa më vonë SHBA-ja vendosi bllokadë ndaj porteve iraniane. Tensionet në rajon kanë shkaktuar shqetësime të mëdha në tregjet botërore dhe luhatje të forta të çmimeve të naftës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

perla e dibres zgjohet ne pranvere rama publikon pamje nga bjeshket e grames 69fe02b0b7cf2
Lajmi i mëparshëm

“Perla e Dibrës” zgjohet në pranverë, Rama publikon pamje nga Bjeshkët e Gramës

arrestohet reperi i njohur ne florida nen akuzen e trafikimit te lendeve narkotike 69fe046279405
Lajmi i radhës

Arrestohet reperi i njohur në Florida nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike!

Të fundit nga

ShkoLartë