per faj te tjeter kujt e hongri djali jem flet babai i 18 vjecarit te vrare ne gjakove 6a26ac3342ad9

“Për faj të tjetër kujt e hongri djali jem”, flet babai i 18-vjeçarit të vrarë në Gjakovë

June 8, 2026
1 minut lexim

Babai i 18-vjeçarit që humbi jetën mbrëmjen e së dielës në Gjakovë ka folur lidhur me ngjarjen tragjike, duke thënë se djali i tij e pësoi si pasojë e një konflikti që, sipas tij, kishte nisur mes fëmijëve.

Ai tregoi momentet kur kishte kuptuar se diçka e rëndë kishte ndodhur.

“Për djalin s’e kom ditë që osht në qat gjendje. Jam shku te dera, kom pa gjak dhe m’ka hup vetëdija. M’kanë qu edhe mu në spital. Aty ka ardhë deri te përleshja, s’po di tash qysh…Për faj të tjetërkujt e hongri djali jem. Janë përla fmija pak, por na e lamë mos me ba zhurmë ma të madhe. Ai vllavi i madh e ka lanë mos me ba zhurmë, por ata prapë kanë ardhë te dera dhe e kanë sulmu djalin. Unë s’kom qenë aty, kom qenë te vllavi. Ai ka ardhë me gruan e vet, se edhe gruja e tij ka ra. Djali i vet i ka ra, e djalin tem s’e kom paramendu që osht në atë gjendje”, tha ai për emisionin ”Kosova Today”.

Duke folur për rrethanat që, sipas tij, çuan deri te rasti, ai tha se problemi kishte nisur nga fëmijët.

“Puna ka nisë te fmija, për fmi janë hi në këtë punë. Ai për fmin e vet, se ai o problem. Na, mahalla, jemi kanë në zor prej tij, e shumë familje tjera. S’kemi dashtë me ba fjalë, jemi rujt prej telasheve, por erdh momenti. Këtu s’kemi çka i ikim asaj që e ka shkru Zoti. E ka pasë të shkrueme”, tha mes tjerash ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump ben thirrje per armepushim te menjehershem mes iranit dhe izraelit 6a26a7a5e0797
Lajmi i mëparshëm

Trump bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm mes Iranit dhe Izraelit

vrasja e 27 vjecarit ardian baloshi policia njoftim si ka ndodhur ngjarja ngrihen pika kontrolli per arrestimin e autorit 6a26acafab474
Lajmi i radhës

Vrasja e 27-vjeçarit Ardian Baloshi, policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit

Të fundit nga

Normani ndez rrjetin nga Fixhi

Normani po shijon ditë relaksi në parajsën tropikale të Fixhit. Ajo nuk ka humbur rastin të ngacmojë fansat me një postim plot humor. Këngëtarja publikoi një fotografi nga Nanuku Resort dhe e
ShkoLartë