Për “BOTA SOT”: Çfarë e mban larg politikën e Tiranës nga Prishtina

min lexim

Ambasadorja amerikane deklaroi këto ditë se disa media në Shqipëri financohen nga ruset e kinezet, ashtu si dhe kohe më parë mediat greke shkruanin se Greqia ka fonde sekrete për te blere media dhe politikanë shqiptarë për të promovuar agjenda greke. Prandaj mediat vizive dhe ato te shkruara në Tiranë nuk paraqesin emisione dhe nuk botojnë shkrime me tematikë patriotike e kombëtare, por vetëm shumë shumë rrallë.

Këtë duhet ta kenë vënë re besoj tani edhe në Kosovë, pasi shumë rrallë kush në Shqipëri kundërshtojnë planin e ndarjes së Kosovës si dhe projektin antishqiptar të “OPEN BALLKAN”-it. Jo vetëm kaq por po ta shohim historikisht politikën e Tiranës ajo kurrë seriozisht nuk është interesuar për çështjen kombëtare, por më shumë për interesa personale. Dhe ajo e cila e mban politikën e Tiranës larg asaj të Prishtinës është nacionalizmi e kombëtarizmi, ku politika e Tiranës dhe jo vetëm ajo, por edhe intelektualët, shoqëria civile dhe mediat nuk janë në nivelin e duhur për sa i përket çështjes dhe interesit gjithëshqiptar.

Kjo më sjell në kujtesë diçka të cilën po e dërgoj për botim te gazeta “BOTA SOT” si dhe kryeministrit e presidentes së Kosovës.

Jam nga Durrësi dhe dua te them diçka: unë pata biseduar me një mikun tim që punonte në një televizion në Shqipëri që të bënin një emision me rastin e Pavarësisë së Kosovës, ku të ftohej intelektuali patriot me origjinë nga Kosova z. Skënder Kapiti, pasi ai e njihte më mirë se kushdo tjetër historinë e Kosovës dhe luftën çlirimtare mbi një shekullore të popullit heroik te Kosovës. Por, kjo nuk u realizua, dhe më vonë kur miku im nuk punonte më në atë televizion ai më tha se TV nuk pranoi ta merrte në emision, sepse Skënder Kapiti është Kosovar dhe nacionalist. Po kështu i pata premtuar z. Kapiti që do t’i mundësoja botimet e dy shkrimeve të tij për nacionalistin e madh Xhafer Deva, por asnjëra gazetë në Shqipëri nuk pranoi që t’i botonte përveçse gazeta Bulevard që del në Durrës. Unë që po u shkruaj i njoh Kapitët e Durrësit si patriotë e nacionalistë dhe më bëhet shumë qejfi që gazeta “BOTA SOT” boton shkrime nacionaliste e atdhetare të intelektualëve patriotë e kombëtarë pasi në Shqipëri nuk botohen të tilla.

Story i mëparshëm

Blerim Bexheti nënshkruan tre kontrata në interes të qytetarëve

Story i radhës

Mali i Zi ua ndalon qëndrimin dhe hyrjen 28 shtetasve të huaj

Të fundit nga