Blerim Bexheti nënshkruan tre kontrata në interes të qytetarëve

👉 Sot bashkë me drejtorin e byrosë për zhvillim rajonal z. Ramiz Rexhepi nënshkruam 3 kontrata për projekte shumë të rëndësishme për banorët e komunës së Sarajit edhe atë:

🚚🚛 Furnizimi i ndërmarjes komunale me dy kamion për grumbullimin e mbeturinave, me kapacitet prej 5m3, me vlerë prej 7.000.000 denarë, ku byroja do të mbulojë 6.000.000 denarë ndërsa pjesën tjetër prej 1.000.000 denarë komuna e Sarajit,

♻️ Furnizimi i ndërmarjes komunale me 1 kamion fshesë me vlerë prej 6.313.000 denarë ku byroja do të mbulojë 2.694.000 denarë, ndërsa komuna do të siguron pjesën tjetër prej 3.156.500 denarë.

🚧 Faza e dytë e asfaltimit të rrugës Gërçec – Gërçec ku byroja për zhvillim do të mbulojë shumën prej 5.000.000 denarë.

Marketing

Story i mëparshëm

​Shqipëria nuk njeh aneksimin rus: E rreme dhe në shkelje të së drejtës

Story i radhës

Për “BOTA SOT”: Çfarë e mban larg politikën e Tiranës nga Prishtina

Të fundit nga