Pentagoni: Trupat ruse janë “shumë afër” qendrës së Mariupolit

Forcat ruse janë “shumë, shumë afër” qendrës së qytetit të rrethuar Mariupol, sipas zëdhënësit të Pentagonit, John Kirby.

Në një konferencë para gazetarëve në Pentagon, Kirby ka akuzuar Rusinë për shënjestrim të infrastrukturës civile, ndërtesave të banimit dhe spitaleve.

“Qyteti është duke u bombarduar me sulme ajrore”, ka thënë Kirby.

“Qyteti thjesht po shkatërrohet nga sulmet ajrore ruse”.

Kirby ka thënë se në një “moment të përshtatshëm” Shtetet e Bashkuara do të rishikojnë mësimet nga lufta, dhe rolin e tyre në mbështetje të forcave ukrainase.

“Shtetet e Bashkuara do të analizojnë se çfarë kanë mësuar duke parë sesi Rusia nuk ka funksionuar mirë, dhe sesi ukrainasit kanë vepruar në mënyrë të mahnitshme”, ka thënë ai.

“Ne të gjithë duam të mësojmë nga gjërat që shohim dhe do të vazhdojmë të mësojmë edhe nga sjelljet tona, dhe përpjekjet për t’i ndihmuar Ukrainës që ta mbrojë veten”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dita e mirë nis në mëngjes, por jo për të gjitha shenjat e horoskopit njësoj

Story i radhës

​Kurti për “Le Monde”: Ju tregoj lidhjet e serbëve me rusët

Të fundit nga