Pendarovski: Propozimi i modifikuar francez shumë më i mirë se i mëparshmi

June 30, 2022
1 minut lexim

Presidenti, Stevo Pendarovski, në një deklaratë për Tv Sitel ka theksuar se propozimi i modifikuar francez, që ka mbërritur në Shkup, është shumë më i mirë se propozimi paraprak.

“Presidenti francez Macron më njoftoi, kurse unë ia transmetova Kryeministrit Kovaçevski, se Franca si kryesuese e BE-së, do të bëjë modifikime në tekstin e propozuar të kornizës negociuese.Mund të them se propozimi i modifikuar francez është shumë më i mirë se i mëparshmi. Nëse kjo mjafton, për momentin do të përmbahem. Nuk guxojmë ta përsërisim gabimin e herës së kaluar. Nuk mundet askush – as Presidenti, Kryeministri ose dikush tjetër të flaës në emër të gjithë kombit, ekzistojnë institucione kompetente” – ka thënë Pendarovski, përcjell KlanM.

Presidenti Pendarovski, sic njofton KlanM, ka deklaruar se është I njoftuar me përmbajtjen e propozimit, por sic tha, nuk do ta komentojë derisa nuk ka një përgjigje zyrtare nga Sofja dhe Shkupi

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Stuhi me breshër e erë të fuqishme në Prishtinë, pamjet

Story i radhës

Agim Ademi me bashkëpunëtorët e tij, homazhe pranë arkivolit të regjisores së njohur 

Të fundit nga

ShkoLartë