vendoset gurthemeli i qkmf se ne drenas investim afro tre milionesh 676e7dd0b5102

Vendoset gurthemeli i QKMF-së në Drenas, investim afro tre milionësh

December 27, 2024
1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë vendosur gurthemelin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të këtij qyteti.

Me një vlerë afër tre milionë euro, ky projekt i nënshkruar me 15 nëntor të këtij viti, po realizohet si rezultat i Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Drenasit, e i cili pritet të finalizohet dhe të funksionalizohet në shtator të vitit 2025.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, me sipërfaqe prej 4235 metra katrorë, do të ketë kushte të dinjitetshme për stafin mjekësor dhe kushte të mira për shërimin e të gjithë pacientëve. Qendra do të ofrojë shërbime në repartin e radiologjisë, emergjencës, të gjinekologjisë, mjekësisë familjare, si dhe shërbime teknike. Ajo do të ketë podrumin, përdhesen dhe katin e parë, si dhe do të ketë vend për administratën.

Me këtë rast, Kurti uroi qytetarët e Drenasit për fillimi e këtij projekti, teksa theksoi se synimi kryesor i tij dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës është që shërbimi dhe kujdesi mjekësor të jenë edhe sa më cilësorë edhe sa më afër qytetarëve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

statuja ikonike e krishtit ne rio de janeiro ndez debat perplasje mes kishes dhe shtetit ne brazil 676e7d1f6141b
Story i mëparshëm

Statuja ikonike e Krishtit në Rio de Janeiro ndez debat, përplasje mes kishës dhe shtetit në Brazil

per hir te dashurise zgjodha u ndane pas 5 vitesh bashke egli tako rrefehet per fundin e marredhenies me olsi bylykun 676e7ef980e58
Story i radhës

“Për hir të dashurisë zgjodha…”- U ndanë pas 5 vitesh bashkë, Egli Tako rrëfehet për fundin e marrëdhënies me Olsi Bylykun

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë