taravari ligji per perdorimin e gjuheve nuk eshte dashur te dergohet ne komisionin e venecias 676e83a9d6a37

Taravari: Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk është dashur të dërgohet në Komisionin e Venecias

December 27, 2024
1 minut lexim

Shkup, 27 dhjetor – Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Taravari ka folur lidhje me kërkesën për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit, si dhe për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

thotë nuk mund të pranoj kërkesë për dorëheqje nga personat që ishin fajtorë për zjarrin që ndodhi në spitalin modular në Tetovë.

I pyetur nëse planifikon të japë dorëheqje për shkak të thirrjeve dhe kërkesave të opozitës për vdekjen e fëmijëve në Klinikën Universitare të Fëmijëve, ministri thotë se për të kritikuar duhet të kesh kredibilitet moral.

“Nuk mund të pranoj kërkesë për dorëheqje nga personat që ishin fajtorë për zjarrin që ndodhi në spitalin modular në Tetovë. Sa i përket Klinikës së Pediatrisë, po shikoja statistikat e gjithë vitit. Sipas tyre, nga 1 dhjetori i këtij viti, përqindja e fëmijëve të vdekur është më e ulëta. Nëse shkalla e vdekshmërisë do të ishte më e lartë këtë vit se tetë vitet e tjera të mëparshme, drejtori do të ishte zëvendësuar deri më tani”, thotë Taravari për “Sloboden Peçat”.

Sa i përket Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ai thotë se nuk është dashur të dërgohet fare në Komisionin e Venecias kur është miratuar në vitin 2017.

“Ligji vazhdon të përdoret si më parë në vend, me përjashtime të rralla të ndonjë institucioni ku drejtorët maqedonas kanë dashur të tregojnë se nëse nuk e respektojmë gjuhën, jemi nacionalistë, gjë që mendoj se është e gabuar. Ligji është ende në fuqi dhe shpresoj se nuk do të ketë kthim prapa nga ai ligj”, thotë Taravari.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

komuna e sarajit ministria e mjedisit te zhbllokoje projektin per lumin e thate ne semenishte 676e833181895
Story i mëparshëm

Komuna e Sarajit: Ministria e Mjedisit të zhbllokojë projektin për “Lumin e Thatë” në Semenishtë!

pjese e grupit qe dergonte shqiptare ne britani dhe irlande me dokumente false gjkko vendos arben rushitin ne arrest shtepie 676e8895dee35
Story i radhës

Pjesë e grupit që dërgonte shqiptarë në Britani dhe Irlandë me dokumente false, GJKKO vendos Arben Rushitin në arrest shtëpie

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë