Situata e fundit në veri, tensionet dhe provokimet pasojnë nga grupacione kriminale serbe. Kjo shton nevojën për mbrojte, bazë e shtetit është ushtria. Para pak kohës u themelua Fondi për Siguri, ndihmë për ushtrinë e Kosovës, e cila nuk ka marrë pëlqimin e Partisë Demokratike të Kosovës. Me pafytyrësi, duke nisur nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë, përfshirë Vlora Çitakun dhe deputeten, Ganimete Musliu, kanë shprehur qëndrimin kategorik kundër kësaj nisme.
PDK-ja ka qenë dhe është kundër sepse nuk do e kenë vet në menaxhim, për këtë arsye janë kundër. PDK-ja është kundër çdo gjëje ku s’mund të vjedhin, andaj janë kundër dhe kështu po tregojnë edhe njëherë se janë kundër institucioneve dhe të gjitha të mirave në vend.
Për PDK-në kurrë s’ka qenë shteti me rëndësi, çdo gjë që e kanë bërë si prioritet ka qenë hajnia, vjedhja, madje kanë vazhduar gjoja se po bëjnë diçka. Kjo është PDK-ja e vërtetë, e cila edhe për ata që akoma nuk e njohin po shfaqet ashtu siç është, një parti krejtësisht e interesuar për zhvatje, jo për interes të shtetit.
Derisa situata e fundit në veri të vendit japin sinjale të nacionalizmit primitiv serb për pushtim, për gjak dhe agresion ndaj të tjerëve, sikur të kishim ushtrinë e fortë ndryshe do të ishte gjendja.
Pa ushtri s’ka shtet, të gjithë duhet të mundohemi të kemi ushtrinë e fortë. PDK-së nuk i mjaftonte vetëm në Kosovë të kundërshtonte Fondin për Siguri, mori rrugën edhe në diasporë të kërkonte mos të ndihmohet ushtria, ajo ushtri që sot apo kurdo që ka nevojë vendi del edhe e mbron atdheun.
E atdheu nuk është as i Albinit dhe as i Hashimit dhe as i askujt, është i të gjithëve. Ndonëse është NATO-ja këtu, duhet të mendojmë të kemi ushtri të fortë, na takon ne të mbrojmë atdheun tonë çdo herë kur rrezikohet.