publikohet video sasho mijallkov filmohet ne monako me ferrari 677e7138e77a2

Publikohet video! Sasho Mijallkov filmohet në Monako me “Ferrari”

January 8, 2025
1 minut lexim

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, është filmuar në Monako duke zbritur nga një veturë luksoze Ferrari dhe duke hyrë në një hotel të shtrenjtë, transmeton Shkupi1, përcjellë Klan Macedonia.

Siç thuhet, video është bërë në Monte-Karlo dhe është publikuar 14 orë më parë.

Nga video shihet se si ai mbërrin, e lë mjetin në parking dhe hyn në një hotel me një femër.

Ish-drejtori i DSK-së është ndjekur penalisht, por shumë prej akteve të tij kanë skaduar.

Ai u dënua me 24 vjet burg, përkatësisht: tre vjet për rastin “Imperia”, 12 vjet për përgjim, rastin “Target”, tetë vjet për “Trezor”, dhe 1.3 muaj për rastin “Vodno”.

Kujtojmë se ai vuajti dënimin vetëm për rastin “Imperia”, dhe kjo ishte në burgun e Strugës.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shperthen instagrami i gjestit perfiton rritje enorme te ndjekesve 677e6cff6168f
Story i mëparshëm

‘Shpërthen’ Instagrami i Gjestit – përfiton rritje enorme të ndjekësve

zvogelohen edhe eksporti edhe importi deficiti tregtar deri ne nentor te vitit te kaluar ishte 29 miliarde euro 677e71cfbca07
Story i radhës

Zvogëlohen edhe eksporti edhe importi, deficiti tregtar deri në nëntor të vitit të kaluar ishte 2,9 miliardë euro

Të fundit nga

ShkoLartë