zvogelohen edhe eksporti edhe importi deficiti tregtar deri ne nentor te vitit te kaluar ishte 29 miliarde euro 677e71cfbca07

Zvogëlohen edhe eksporti edhe importi, deficiti tregtar deri në nëntor të vitit të kaluar ishte 2,9 miliardë euro

January 8, 2025
1 minut lexim

Shkup, 8 janar – Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar – nëntor të vitit 2024, është 7 216.6 milionë euro dhe krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie prej 5,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, në periudhën e njejtë, është 10 126.5 milionë euro, që është për 0,6 për qind më pak, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak. Deficiti tregtar, në periudhën janar – nëntor të vitit 2024, është 2 909.9 milionë euro, ndërsa mbulimi i importit me eksport është 71,3 për qind, kumtoi Enti shtetëtor për statistikë.

Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: Katalizatorët e transportuesve të çmuar të metaleve ose komponimet e tyre, grupet e përcjellësit të ndezjes dhe të ngjashme, për automjete, avionët ose anijet, pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1 dhe katalizatorë të tjerë të mbajtëse Në importin më së shumti janë të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e marra nga minerale bituminoze (përveç bazës), metale të tjera nga grupi i platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe legura të platinit, të papërpunuara apo pluhur dhe energji elektrike.

Në periudhën janar – nëntor të vitit 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

publikohet video sasho mijallkov filmohet ne monako me ferrari 677e7138e77a2
Story i mëparshëm

Publikohet video! Sasho Mijallkov filmohet në Monako me “Ferrari”

ekstradohet dritan rexhepi i shumekerkuari mberrin ne rinas pritet te transferohet ne burgun 313 677e76bce5857
Story i radhës

Ekstradohet Dritan Rexhepi/ I shumëkërkuari mbërrin në Rinas, pritet të transferohet në burgun 313

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë