Instituti Hidrometerologjik njofton se mbi vendin tonë do të mbajë mot mjaft dinamik, i shoqëruar me erëra, shkarkime rrufesh, me shi dhe vende-vende parashihen edhe reshje breshëri.
Kjo situatë vije si pasojë e fushave të fuqishme termike të ardhura nga Afrika Veriore, të cilat mbizotëruan ditëve të fundit mbi gadishullin tonë.
Temperaturat minimale gjatë ditës së sotme do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë në intervale të shkurta kohore.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokale e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.