Parandalohet tregtia e paligjshme e papagajve

February 11, 2024
1 minut lexim

Drejtoria e Doganave sot përmes faqes zyrtare në Facebook ka njoftuar se gjithsej 47 papagaj janë sekuestruar pasi një shtetas serb ka dashur t’i futë në vend pa i denoncuar, përcjell tvklan.mk.

“Doganierët në hyrje të pikës kufitare Tabanovc e kanë pyetur nëse ka diçka për të denoncuar, e më pas pasi ai është përgjigjur se nuk ka asgjë për të raportuar për shkak të dyshimit, kanë bërë kontroll të detajuar të automjetit dhe kanë gjetur kafaze me papagaj në bagazh”, njoftojnë nga Drejtoria e Doganave.

Ndaj personit është bërë kallëzim përkatës, ndërsa përgjegjësia për mallin e konfiskuar, në këtë rast shpendë të gjallë, i është dorëzuar Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Cadillac konfirmon prodhimin e modelit të ri luksoz Escalade iQL

Story i radhës

“Kam shumë miq serbë”- ish-bashkëpartiaku i kapet Kurtit për deklaratën në OKB

Të fundit nga

ShkoLartë