Cadillac Escalade iQ ka vendosur të rrisë serinë e prodhimeve me një model të ri.
Në panairin e veturave në Chicago, një përfaqësues i Cadillac ka konfirmuar se prodhuesi i automjeteve luksoze do të prezantojë një model më të gjatë Escalade iQL në linjën e SUV-ve luksoz.
Afati kohor për prezantimin e modelit të ri nuk është bërë i ditur, por Cadillac tha që të presim për informacione së shpejti.
Escalade iQL me rrota më të gjata pritet të fillojë shitjet gjatë vitit 2024. Vizualisht nuk priten shumë ndryshime, pasi ky model thuhet të ndjekë formulën e ngjashme të Escalade ESV me motor me gaz.
Karakteristikë kryesore e modelit iQL do të jetë baza e rrotave 345 cenimetra e gjatë, veçori e cila e dallon nga varianti Escalade ESV.
Më shumë informata rreth modelit të ri nga Cadillac pritet të publikohen gjatë vitit.