nuk i kishte pare prej dy vitesh britney spears kalon krishtlindje te paharrueshme prane djemeve te saj jam kaq e bekuar 676dba2049dd5

Nuk i kishte parë prej dy vitesh, Britney Spears kalon Krishtlindje të paharrueshme pranë djemëve të saj: Jam kaq e bekuar

December 26, 2024
1 minut lexim

Krishtlindjet për këngëtaren e famshme Britney Spears, u dukën ndryshe këtë vit pasi ylli u ribashkuar me djemtë e saj pas dy vitesh që nuk i kishte parë ata.

Gjatë gjithë kësaj kohë këngëtarja ka luftuar për ti fituar fëmijët e saj, pasi atyre nuk u pëlqenin qëndrimet e saj në rrjetet sociale si dhe e kaluara.

Megjithatë, duket se Sean Preston dhe Jaden James duan t’i japin një shans nënës së tyre këtë herë dhe kanë udhëtuar nga Hawaii, për ta parë atë.

Britney Spears, natyrisht, ka ndarë një video të takimit të tyre me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Në klipin e shkurtër që ka postuar ylli i estradës shihet duke puthur njërin nga dy djemtë e saj në faqe.

Dhe në mbishkrimin e postimit të saj, princesha e popit shkroi : “Krishtlindja më e mirë e jetës sime!!! Unë nuk i kisha parë parë djemtë e mi për 2 vjet!!! Lotë gëzimi dhe e tronditur. Ndihem e çmendur, kaq e dashuruar dhe e bekuar!!! Mbeta pa fjalë, faleminderit Krishti im!!”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ahmeti madheshtia e ketij projekti do te duket vitin e ardhshem kur te perfundoje edhe sheshi dhe parku i madh i qytetit 676db8eee5a2a
Story i mëparshëm

Ahmeti: Madhështia e këtij projekti do të duket vitin e ardhshëm, kur të përfundojë edhe sheshi dhe parku i madh i qytetit

anketa kompanite e medha kredi per teknologji me te voglat per inovacion 676dbcec22b3d
Story i radhës

Anketa, kompanitë e mëdha kredi për teknologji, më të voglat për inovacion

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë