papa francesku ne vitin 2019 e vizitoi maqedonine e veriut 680657da885aa

Papa Françesku në vitin 2019 e vizitoi Maqedoninë e Veriut

April 21, 2025
1 minut lexim

Shkup, 21 prill – Kreu i Kishës katolike romake, Papa Françesku, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare, në maj të vitit 2019 e vizitoi Maqedoninë e Veriut.

Vizita ishte pjesë e turneut të tij tre-ditor në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë dhe kjo ishte vizita e parë e një kreu të Kishës katolike romake në vend.

Në aeroportin e Shkupit Papa u prit nga presidenti i atëhershëm i vendit, Gjorge Ivanov dhe kryeministri i atëhershëm, Zoran Zaev, ndërsa me nderimet më të larta shtetërore u prit edhe në vilën presidenciale në Vodno.

Në sheshin “Maqedonia” në Shkup u mbajt festimi qëndror, ku morën pjesë rreth 15 mijë persona dhe 300 ekipe gazetareske, ndërsa Papa Françesku shërbeu Liturgjinë e shenjtë.

Papa vizitoi edhe Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës, e cila u shpall shenjtore nga Vatikani në vitin 2016.

Vizita e Papa Françeskut u zhvillua nën masa të forta sigurie dhe me një regjim të veçantë trafiku.

Vizita e kreut të kishës katolike romake përkoi me shënimin e 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Vatikanit. 

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

vlen i fillon proceduren e shkrirjes ne nje subjekt te vetem politik 680657d6b1de3
Story i mëparshëm

VLEN-i fillon procedurën e shkrirjes në një subjekt të vetëm politik

tragjedia ne gjirokaster prokuroria nis hetimet shkak nuk eshte bullizimi 68065d37387c4
Story i radhës

Tragjedia në Gjirokastër/ Prokuroria nis hetimet: Shkak nuk është bullizimi…

Të fundit nga

Filloi testimi i 300 specializantëve për punësim

2 Shkup, 30 prill – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski pasditen sotme u dëshiroi sukses dhe fat, specializantëve para fillimit të testimit të
ShkoLartë