musliu reagon ndaj deklarates se gazetarit serb fyes dhe e rreme afrim bunjaku u vra me qellim 6812607d44c9a

Musliu reagon ndaj deklaratës së gazetarit serb: Fyes dhe e rreme, Afrim Bunjaku u vra me qëllim

April 30, 2025
1 minut lexim

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së gazetarit serb Branislav Krstiq, i cili e cilësoi policin e vrarë, Afrim Bunjaku, si “viktimë kolaterale”.

Në një postim në Facebook, Musliu e ka cilësuar këtë deklaratë si jo vetëm të pavërtetë, por edhe fyese.

“Deklarata e gazetarit serb Branislav Krstić se Afrim Bunjaku ishte viktimë kolaterale është e rreme dhe fyese”.

“Bunjaku u vra me qëllim në një pritë të planifikuar mirë nga një grup paramilitar i mbështetur nga Serbia, me synim destabilizimin, goditjen e Policisë së Kosovës dhe avancimin e axhendës politike të Serbisë dhe Listës Serbe”, ka shkruar Musliu.

Ai shton se ky narrativ tenton të minimizojë aktin e rëndë të kryer ndaj institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe të justifikojë veprimet e grupeve të armatosura.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

berisha takon kryeministrin kroat plenkovic fokus te zgjedhjet dhe forcim i bashkepunimit mes dy vendeve 681256e12e9a4
Story i mëparshëm

Berisha takon kryeministrin kroat, Plenkoviç: Fokus te zgjedhjet dhe forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve

xabi alonso afer real madridit 68126400ac79a
Story i radhës

Xabi Alonso afër Real Madridit

Të fundit nga

ShkoLartë