reagon bfi pas vendimit te gjykates kushtetuese per shfuqizimin e vendimit qeveritar per medresene isa beu 68125179a10cc

Reagon BFI pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit qeveritar për Medresenë “Isa Beu”

April 30, 2025
min lexim

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar Bashkësia Fetare Islame.

Reagimi i plotë:

Me shqetësim të thellë pranuam lajmin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Vendimit të Qeverisë së RMV-së nr. 02-268, të datës 09.05.2024 me të cilin themelohet Shkolla e Mesme Private “Medreseja Isa Beu” në Shkup. Nënvizojmë faktin që themelimi është miratuar me Vendim për dhënien e miratimit për themelimin e Shkollës së Mesme Private “Medreseja Isa Beu” nr. 41-3741/2 të datës 26.03.2024 nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të verifikuar me Vendim për verifikimin e kushteve për zbatimin e planprogrameve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me Vendimin nr. 13-3722/3 të datës 09.04.2024 në procedurë transparente duke kaluar të gjitha filtrat e përcaktuar nga ligjvënësi ashtu siç subjektet tjera fizike e juridike kanë themeluar dhe themelojnë institucione arsimore në vend.

Bashkësia Fetare Islame e RMV-së do të presë pranimin zyrtar të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të RMV-së. Më pas do të analizoj “arsyeshmërinë e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Vendimti të Qeverisë së RMV” dhe do të ndërmarrë hapa konkretë juridikë.

Bashkësia Fetare Islame e RMV-së dhe Drejtoria e Medresesë i siguron nxënësit e Medresesë të qëndrojnë të qetë se BFI e RMV-së, në koordinim dhe bashkëpunim me Qeverinë e RMV-së, institucionet tjera relevante, faktorin politik dhe atë ndërkombëtar, ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar akreditimin e Medresesë. Në këtë kontekst, njoftojmë opinionin se para Gjykatës Kushtetuese kemi inicuar procedurë për vlerësimin e kushtetueshmërisë së nenit 7 të Ligjit për arsimin e mesëm (“Gazeta Zyrtare” e RM-së, nr. 64/18) me të cilin nuk lejohet “mësimi fetar nëpër shkollat e mesme” me arsyetim se i njëjti është në kundërshtim me amandamentin 7 dhe nenin 22 të Kushtetutës së RMV-së i cili çdo qytetari i garanton lirin dhe mundësin për “arsim fetar” në “shkolla fetare” të organizuara nga BFI ose KOM-i.

Përveç kësaj, ne kemi pasur takime dhe kemi gjetur mirëkuptim nga drejtuesit e institucioneve përkatëse të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, që – pavarësisht këtij vendimit të Gjykatës Kushtetuese – të gjejmë zgjidhje të përhershme ligjore, e cila do ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë këtë problem shumëvjeçar të Medresesë dhe ky proces është në vijim e sipër.

Sidoqoftë, edhe njëherë shprehim shqetësimin dhe mospajtimin tonë të thellë me vendimin e miratuar nga Gjykata Kushtetutese, me tē cilin vendim vazhdohet me politikën e mosrespektimit të Kushtetutës dhe krijon një vazhdimësi të mekanizmit të diskriminimit të nxënësve dhe nxënësve të Medresesë. Këtu nënvizojmë se është e pakuptueshme të diskriminohen nxënësit e njē shkolle të themeluar në vitin 1984 dhe ky diskriminim të vazhdojë.

Megjithatë, ne me vigjilencë dhe përpjekje maksimale, gjithmonë në frymën e tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me institucionet relevante, do të vazhdojmë me jetësimin e projektit madhor, zyrtarizimit të Medresesë.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

selena gomez ndeshkon shoqen e ngushte pas darkes se dyshimte me te fejuarin e saj 68124d4c9193e
Story i mëparshëm

Selena Gomez ndëshkon shoqen e ngushtë pas darkës së dyshimtë me të fejuarin e saj

mickoski 5 2 rritje e prodhimit industrial ne mars krahasuar me 2024 6812517d61865
Story i radhës

Mickoski: 5.2% rritje e prodhimit industrial në mars, krahasuar me 2024

Të fundit nga

Zelensky arrin në Ankara për bisedime me Erdoganin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur në kryeqytetin turk, Ankara, për një seri bisedimesh të rëndësishme me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kjo vizitë vjen në një moment delikat për situatën
ShkoLartë