berisha takon kryeministrin kroat plenkovic fokus te zgjedhjet dhe forcim i bashkepunimit mes dy vendeve 681256e12e9a4

Berisha takon kryeministrin kroat, Plenkoviç: Fokus te zgjedhjet dhe forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve

April 30, 2025
1 minut lexim

Gjatë Kongresit të Partisë Popullore Evropiane në Valencia, u zhvillua një takim bilateral mes kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe Kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenković.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të përzemërt dhe me pjesëmarrjen edhe të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, si dhe Ministres së Kulturës dhe Medias, Nina Obuljen Koržinek.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet politike në Shqipëri, sfidat që vijnë nga regjimi aktual, si dhe zgjedhjet e ardhshme vendore të 11 majit.

Kryeministri Plenković dhe delegacioni kroat shprehën mbështetjen për proceset demokratike në Shqipëri, dhe vlerësuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit politik dhe institucional ndërmjet forcave të qendrës së djathtë në rajon.

Palët riafirmuan angazhimin për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe, me theks të veçantë në fushat e diplomacisë, kulturës dhe integrimit evropian, në funksion të forcimit të lidhjeve mes dy vendeve dhe përparimit të interesave të përbashkëta.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

filloi testimi i 300 specializanteve per punesim 6812518054547
Story i mëparshëm

Filloi testimi i 300 specializantëve për punësim

musliu reagon ndaj deklarates se gazetarit serb fyes dhe e rreme afrim bunjaku u vra me qellim 6812607d44c9a
Story i radhës

Musliu reagon ndaj deklaratës së gazetarit serb: Fyes dhe e rreme, Afrim Bunjaku u vra me qëllim

Të fundit nga

ShkoLartë