​Opozita sot në protestë, Sali Berisha nuk përjashton asnjë skenar

July 7, 2022
1 minut lexim

Sot në orën 19:00 do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e opozitës e thirrur nga Sali Berisha. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.

Mbi 1000 efektivë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.

Ashtu si në protesta e tjera, do të ketë një kordon policie para Kryeministrisë, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të qëndrojnë në mbikëqyrje të situatës dhe në gatishmëri për çdo rast.

Qe prej orës 16:00 do të ketë kufizime në qarkullimin rrugor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rruga “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht rruga “Zhan Dark”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rrezik që lufta në Ukrainë të përhapet në Ballkan? Ish-komandanti i KFOR: NATO do të evitonte çdo lloj sulmi nga jashtë

Story i radhës

​Llapi nis aventurën në Evropë, përballet me Buducnostin e Malit të Zi

Të fundit nga

ShkoLartë