Policia e Tiranës ka kryer një operacion antidrogë në kryeqytet, si rezultatit i të cilit është kapur rreth 1 kg lëndë narkotike e llojit kokainë ndërsa 2 persona janë arrestuar.
Në pranga kanë përfunduar Klajdi Serjani (nipi i Pajtim Serjanit) dhe Xhenjo Manushi, raporton A2 CNN.
Dy të arrestuarit janë kapur në afërsi të kthesës së Kamzës, pranë terminalit të autobusëve. A2 CNN mëson se prej të paktën 6 muajsh Antidroga i kishte në ndjekje dhe në përgjim dy të arrestuarit.
Kryesisht ata e shpërndanin kokainën në zonën e ish parkut por dhe në zona të tjera të Tiranës. Të dy kanë qenë në të njëjtën makinë luksoze dhe sapo kanë ndaluar kanë dalë me çantën me drogë. Në këtë moment agjentet e antidrogës kanë ndërhyrë dhe i kanë arrestuar.
Burimi: botasot.info