Nurellari: Mbështetje për Artan Grubin, dhuna politike nuk ka vend në një shoqëri moderne demokratike

July 22, 2023
1 minut lexim

Politologu i njohur, Adri Nurellari ka shprehur mbështetje morale ndaj zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi pas tentim-sulmit ndaj tij me zjarrvënie të automjetit.

Nurellari shkruan se Grubi është ndër politikanët më të suksesshëm dhe sw veprime të këtilla nuk e zmbrapsin por e motivojnë që të vijoi me suksese të tjera në politikbërie.

Statusi i plotë:

Dënoj ashpër aktin qyqar të djegies së automjetit privat, të njërit prej politikanëve më të suksesshëm të mbarë trojeve shqiptare, zv.kryeministrit të Maqedonisë Veriore Artan Grubi.

Dhuna politike nuk ka vend në një shoqëri moderne demokratike. Ajo është shpesh dëshmi e mungesës së arsyes apo e frustrimit që vjen prej papërgjegjshmërisë e dëshpërimit të njerëzve të papjekur.

Përveçse solidarizohem me Artanin, duke e njohur, shpreh edhe bindjen së ky akt i neveritshëm nuk e zmbraps, përkundrazi, e motivon që ti përballë sfidat me më shumë vendosmëri dhe guxim.

Shpresoj që autoritetet ta hetojnë këtë akt terrorizues me maksimumin e seriozitetit dhe të vendosin përgjegjësit sa më shpejt para drejtësisë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zjarret në Rodos detyrojnë qindra pushues të largohen nga hotelet e tyre

Story i radhës

Nga puan e gjatë tek ekrani i TV, katër zakonet më shkatërruese për trurin tuaj

Të fundit nga

ShkoLartë