zjarret ne rodos detyrojne qindra pushues te largohen nga hotelet e tyre 64bc06dda5e7d

Zjarret në Rodos detyrojnë qindra pushues të largohen nga hotelet e tyre

July 22, 2023
1 minut lexim

Zjarret në ishullin grek, Rodos kanë detyruar qindra pushues të largohen nga hotelet e tyre. Imazhet tregojnë qiellin mbi ishullin plot tym. Katër lokacione janë evakuuar, duke përfshirë dy resorte bregdetare.

Flakët kanë arritur në tre hotele, të cilat gjithashtu janë evakuuar, sipas mediave lokale.

Zëdhënësi i Shërbimit Zjarrfikës, Yannis Artopios tha se më shumë se 200 zjarrfikës dhe 40 automjete zjarrfikëse po operonin në terren, të ndihmuar nga tre avionë dhe pesë helikopterë. Tre anije të rojes bregdetare si edhe një nga ushtria, po evakuonin pushuesit nga dy plazh të ishullit.

Kujtojmë që zjarret masive kanë përfshirë Greqinë prej ditësh si pasojë e valës së të nxehtit që vazhdon në Evropën Jugore.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

IBE PALIKUQI FOLKFEST
Story i mëparshëm

Ansambli “Ibe Palikuqi” do paraqitet në edicionin e 5 të festivalit “FOLKFEST” në Shkup

nurellari mbeshtetje per artan grubin dhuna politike nuk ka vend ne nje shoqeri moderne demokratike 64bc07d7ad451
Story i radhës

Nurellari: Mbështetje për Artan Grubin, dhuna politike nuk ka vend në një shoqëri moderne demokratike

Të fundit nga

ShkoLartë