Edi Rama dhe Hashim Thaci , dy matrapazët politikë që janë treguar gjithmonë gati për të bërë gjithcka edhe në dëm të interesave kombëtare; të cilët janë dakordësuar edhe me Serbinë, edhe me ndërkombetarët vetëm për hatër dhe për të pasur mbështetje për interesa personale pushteti; të dy janë treguar të gatshëm për cdo marrëveshje kundër interesave kombëtare.
Edi Rama është fatkeqësi kombëtare.
Por përderisa po qeveris tre mandate,atëhere kush është ndjellakeqi keqdashës që ia mundëson pushtetin një individi të tillë të papërgjegjshëm, arrogant, tallës dhe dëmprurës kombëtar?!
Cili është gabimi dhe kush po gabon më shumë këtu, Edi Rama apo votuesit.
Nëse gabojnë shumica e votuesve atëhere vuajtjet vijnë për meritë të tyre, dhe nuk ka faj për këtë as demokracia por as edhe korrupsioni e padrejtësia pse zgjedhin e votojnë keq ata që gabojnë.
Vuçiç-Rama-Zaev dhe “Open Ballkan”- hapje e liri për ndikimin ruso-serb në Ballkanin Perendimor
Edi Rama me Ballkanin e Hapur synon për t’ia deleguar legjitimitetin juridik, politik dhe sidomos atë ekonomik Beogradit, gjë të cilën edhe e ka deklaruar që kur i dha Vuçiqit të drejtën për të folur edhe në emër të Shqipërisë gjatë takimit të Vuçiq me presidentin francez Makron ne Nentor 2019. Vetë presidenti i Serbisë në një intervistë që ia ka dhënë gazetës gjermane me Der Spiegel e ka deklaruar kete fakt:“Unë isha me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Samitin e Ohrit dhe ne u pajtuam pothuaj në të gjitha pikat, përfshirë edhe atë se unë do të flas me Macronin në emër të secilit, gjë që edhe e kam bërë javën e kaluar”, ka thënë Vuçiqi.
Pra historia e ka shënuar edhe këtë tradhti të Edi Ramës.
Edi Rama, në vënd që të dalë tani nga “Open Ballkan” , ai vazhdon paturpësisht t’i mëshojë ,propagandojë e të mbrojë këtë Marrëveshje tradhtie. Dhe këtë e bën madje edhe tani kur Serbia është kundër BE-së , OKB, KiE dhe SHBA e NATO-s, pasi ka dalë përkrah agresionit rus kundër Ukrainës.
Tashmë u vertetua qartësisht dhe katërcipërisht se Marrëveshja për “Open Ballkan” ishte projekt ruso-serb kundër shqiptarëve dhe kundër integrimit euroatlantik, ishte një projekt që kishte qëllim dominimin rus të Ballkanit Perendimor dhe si një projekt që e largonte Shqipërinë dhe që e sabotonte punën për antarësim të saj në BE.
Por, ky projekt dëmin më të madh ia bënte Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës, të cilëve Kryeministri Rama u kërkonte dhe vazhdon e u kërkon që Kosova të antarësohet në këtë projekt jo si shtet por si krahinë autonome pasi dhe për faktet se Serbia qe e udheheq kete marreveshje, ajo nuk e njeh Shtetin e Kosovës; edhe pse Serbia lobon fort kundër njohjeve dhe bën maksimumin për cnjohje ; edhe për faktin se Serbia punon në maksimum për destabilizimin e Kosovës si dhe madje edhe e kërcënon ushtarakisht Shtetin e Kosovës; edhe për faktin tjetër se Serbia është në krah të Rusisë në luftën e Ukrainës.
Edi Rama arrin dhe e lavdëron Vuçiqin pse zbaton kontratat për grurin e misrin , por ama duhet të kemi parasysh se politika e Ramës për bujqësinë shqiptare e ka rrënuar tërësisht prodhimin bujqësor e blektoral në Shqipëri me qëllim që ato të blihen në Beograd. Kjo do të thotë se ai edhe i shërben Beogradit , por edhe po vetë ai edhe e lavdëron veten dhe Vuçiqin.
Shikoni se si me aq servilizëm dhe se sa me djallëzi mundohet Edi Rama që ta mbështesë e ta justifiokojë si jetike Marrëveshjen antishqiptare të minisherngenit, apo të “Open Ballkanit”,të kësaj marrëveshjeje të hapjes dhe të futjes lirshëm të ndikimin ruso-serb edhe në Shqipëri. Edi Rama që është një kosovarofob, që urren Kosovën, kjo tashmë dihet,sepse janë fjalët,veprimet e sjelljet e tij të cilat duken hapur.
Shikoni se asnjë lobim për njohjet ndërkombëtare të Kosovës nuk ka bërë , aspak nuk lëkundet Rama në qëndrimiet e tij pro Beogradit e kundër Kosovës. Askujt nuk ka pse i duket cudi që më shumë proKsovës janë Turqia e Kroacia se sa Shqipëria,pasi si Turqia dhe Kroacia mbështesin antarësimin e Kosovës në NATO,ndërsa Edi Rama as nuk e zë në gojë. Kjo pasi Ramës i intereson vetëm projekti ruso-serb i “Open Ballkanit” të cilin ai po e mbron madje edhe tani kur Serbia mban anën e Rusisë në agresionin e saj kundër Ukrainës.