Zudi Enuzi: Higjiena Komunale vazhdon aktivitetet për pastrimin pranveror të komunave të Shkupit

Qyteti i Shkupit më 28 mars filloi aksionin për pastrim të përgjithshëm pranveror të komunës Karposh të Shkupit, në të cilin marrin pjesë të gjitha ndërmarrjet publike të qytetit.

Aksioni do të zgjasë deri më 3 prill dhe në kuadër të tij NP Higjiena Komunale – Shkup çdo ditë zhvillon aktivitete të fshirjes dhe larjes manuale dhe makinerike të bulevardeve dhe rrugëve në këtë komunë të Shkupit. Gjithashtu, lahen dhe dezinfektohen të gjitha enët për hedhjen e mbetjes komunale të vendosura në sipërfaqet publike, përfshirë mikrolokacionet e tyre.

Në enët e posaçme të cilat NP Higjiena Komunale – Shkup i vendosi në katër lokacione në këtë komunë të Shkupit deri më tani janë hedhur përafërsisht 30 metër kub mbetje të vëllimshme.

Story i mëparshëm

Nuk ka faj korrupsioni, tradhtia dhe padrejtësia e pushtetit në Shqipëri, pse zgjedhin e votojnë keq shumica kur gabojnë

Story i radhës

Universiteti i Tetovës në partneritet me Universitetin “Aleksandër Moisiu” e organizuan Konferencën e Tretë Ndërkombëtare (ISCOIM 2022)

Të fundit nga