Rreth 80 fëmijë me aftësi të kufizuara mbërrijnë në Poloni – destinacion e kanë Gjermaninë

Rreth 80 fëmijë me aftësi të kufizuara, disa të shoqëruar nga kujdestarët e tyre, kanë mbërritur në qytetin kufitar të Przemysl, Poloni, pasi u transferuan nga rajoni qendror Dnipropetrovsk të martën, raporton CNN, përcjell Bota sot.

Më shumë se 100 njerëz në total mbërritën në Przemyśl të martën në mbrëmje me tren, tha për CNN të mërkurën një zëdhënës i rajonit lokal të Podkarpackie Voivode, Michał Mielniczuk.

Ata më pas u transferuan në një qendër pritjeje në qytetin Stalowa Wola, me 26 fëmijë të marrë me ambulancë, tha Mielniczuk.

Një ekip i CNN në terren dëshmoi një varg ambulancash dhe turma mjekësh që prisnin fëmijët në stacionin e trenit më herët gjatë ditës.

Fëmijët do të qëndrojnë për rreth tre ditë në Stalowa Wola, ku do të marrin ndihmë dhe mbështetje, përpara se të dërgohen në Gjermani, shtoi Mielniczuk.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Juventur i ka propozuar mesfushorit ofertën

Story i radhës

Nuk ka faj korrupsioni, tradhtia dhe padrejtësia e pushtetit në Shqipëri, pse zgjedhin e votojnë keq shumica kur gabojnë

Të fundit nga