Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një person është plagosur nga gjuajtja e një mjeti shpërthyes në lagjen “Keramidnica” në Shkup, përcjell TV21.
“Sot (14.11.2024) në orën 09:20 në një oborr në lagjen “Keramidnica” në Shkup është hedhur mjet shpërthyes. Nga shpërthimi mbeti i plagosur R.T., i cili u dërgua në SQS. “Shën Naumi i Ohrit” për dhënien të ndihmës. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
Burimi: TV21