nis aksioni per pastrimin e deponise ne haracine paralajmerohen masa te rrepta per ndotesit 69ed02e17b89d

Nis aksioni për pastrimin e deponisë në Haraçinë, paralajmërohen masa të rrepta për ndotësit

April 25, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar nisjen e një aksioni për pastrimin e një deponie në këtë komunë, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Komunale “Ambienti” dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekologjisë.

“Sot, së bashku me drejtorin e NPK ‘Ambienti’, z. Armend Ramadani, kemi nisur aksionin për pastrimin e deponisë, me mbështetjen e Ministrit të Ekologjisë, z. Muhamet Hoxha, i cili ka mundësuar sigurimin e mekanizmit të nevojshëm për realizimin e këtij aksioni”, deklaroi Beqiri.

Ai gjithashtu paralajmëroi masa të ashpra ndaj ndotësve, duke theksuar se institucionet do të jenë të pakompromis në zbatimin e ligjit. “Çdo person që hedh mbeturina në këtë hapësirë do të përballet me përgjegjësi ligjore, ndërsa çdo tentativë për të vënë zjarr do të ndëshkohet sipas ligjit. Zona do të jetë nën mbikëqyrje të vazhdueshme 24 orë”, theksoi ai.

Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë për ruajtjen e mjedisit dhe të shmangin ndotjen, në funksion të një ambienti më të pastër dhe më të sigurt për të gjithë.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

jane raportuar te shtena me arme ne afersi te hasanbegut 69ece80f56ff6
Lajmi i mëparshëm

Janë raportuar të shtëna me armë në afërsi të Hasanbegut

fazliu prej dje e mesuam se idijot eshte pjese e fjalorit diplomatik shqiptar 69ed042fdbfbc
Lajmi i radhës

Fazliu: Prej dje e mësuam se “idijot” është pjesë e fjalorit diplomatik shqiptar!

Të fundit nga

Rrahu me dru të miturin dhe nënën e tij

Më 24.04.2026 në orën 20:45, në lagjen “Tullana” në Gostivar, policia ka arrestuar personin I.Gj. (51). Ai dyshohet se rreth orës 17:15 ka sulmuar fizikisht një fëmijë të mitur që po ngiste
ShkoLartë