jane raportuar te shtena me arme ne afersi te hasanbegut 69ece80f56ff6

Janë raportuar të shtëna me armë në afërsi të Hasanbegut

April 25, 2026
1 minut lexim
policia 1

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se mbrëmë në zonën përreth lagjes Çento ka pasur të shtëna me armë zjarri. Fillimisht, një person ka drejtuar pistoletën ndaj një personi tjetër dhe ka tentuar të qëllojë, por arma është bllokuar. Më pas është shkrepur një plumb nga një automjet në lëvizje, por për fat të mirë askush nuk është goditur.

“Me datë 24.04.2026 në ora 23:00, M.S. nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 19:00 në zonën e lagjes Çento, ai, A.T. dhe R.T., pas një marrëveshjeje paraprake, janë takuar me N.S. dhe E.Ç. Më pas N.S. e ka sulmuar fizikisht M.S. dhe ka drejtuar pistoletën ndaj tij, por pistoleta është bllokuar. Të tre personat e sulmuar janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, ndërsa E.Ç. me një mjet të fortë ka vrapuar pas tyre. N.S., i cili ndodhej në një automjet në lëvizje, ka qëlluar me armë zjarri drejt M.S., por nuk e ka goditur. Pas kësaj, së bashku me E.Ç. janë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

skandal diplomatik po ata idiotet shqiptare atje cfare thone reagime te ashpra nga vlen 69eccbf09f2c1
Lajmi i mëparshëm

Skandal diplomatik: “Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?” – reagime të ashpra nga VLEN

Të fundit nga

Rrahu me dru të miturin dhe nënën e tij

Më 24.04.2026 në orën 20:45, në lagjen “Tullana” në Gostivar, policia ka arrestuar personin I.Gj. (51). Ai dyshohet se rreth orës 17:15 ka sulmuar fizikisht një fëmijë të mitur që po ngiste
ShkoLartë